Shqipëria ka dërguar një skuadër prej 30 mjekësh dhe infermierësh në ndihmë të luftës kundër koronavirusit në Itali pak javë më parë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka ndarë disa foto të mjekëve në Itali dhe thotë se ata po shërbejnë me profesionalizëm dhe devotshmëri në spitalin e Brescias.
Postimi i Manastirliut:
Mjekët dhe infermierët shqiptarë, pjesë e ekipit të vullnetarëve në #Itali, po shërbejnë me profesionalizëm dhe devotshmëri në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga #COVID-19 në vendin fqinj, krah kolegëve italianë në përballjen me #covid19
>