Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka përdoruar në mënyrë skandaloze klubin e Tiranës për të shpërblyer fëmijët e tij.
Edhe pse djali i tij është nga futbollistët më pak të aktivizuar dhe i cilësuar si një lojtarë i dështuar, fal babait të tij ai merr një rrogë dhe shpërblime marramendëse në emër të klubit të Tiranës.
E njëjta situatë ështē dhe me vajzën e tij që e ka punësuar po në administratën e klubit.
Më poshtë po paraqesim disa fakte se si familja Halili merr shpërblime të majme dhe futbollistët e tjerë me më shumë kontribute injorohen.
– Janë dy futbollistë (Filip Najdovski dhe Kristijuan Toshevski) qe nuk kane qene pjese e klubit gjate edicionit 2019-2020, pasi kane ardhur ne muajin Gusht dhe do perfitojne shumen totale prej 11.6 milione leke;
– Grent Halili, lojtar zevendesues qe do te perfitoje 8 milione, nderkohe qe per futbolliste te tjere po zevendesues qe mund te kene luajtur me shume se ai, do te marrin gjysmen e ketij shperblimi;
– Marina Halili merr shperblim 7.1 milione, nderkohe qe stafi teknik/mbeshtetes do te marre maksimumi 1/10 -1/15 e shperblimit te saj apo drejtori sportiv dhe menaxheri i klubit nuk do te marre asnje leke;
– Eshte mbajtur standart i ndryshem ne lidhje me futbollistet qe kane qene pjese e ekipit gjate edicionit 2019-2020 dhe aktualisht jane larguar.
Ka futbolliste si Edon Hasani qe do marre 4.3 milione dhe ka futbolliste si Michael Ngoo apo Albi Doka qe nuk do marrin fare shperblim.