Një denoncim i bazuar në fakte se rektorja e Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski, kishte vjedhur një artikull shkencor duke e paraqitur si produkt të vetin intelektual, duhet të shkundte botën akademike, Ministrinë e Arsimit dhe të vinte në lëvizje organin e akuzës.
Por, skandali kaloi pa pasoja në fund të vitit 2018 dhe fillim të vitin 2019, si një aferë rutinë. Zonja Sotirofski, e cila minimalisht duhet të jepte dorëheqjen, nuk denjoi as të reagonte.
(https://eujournal.org/index.php/esj/article/view/4725/4513
http://unesco.amu.edu.pl/pdf/Kwiek2.pdf)
Pyetja që shtrohet natyrshëm është: Kur një ish drejtuese departamenti dhe rektore arrin të vjedhë idetë e dikujt tjetër, çfarë besimi dhe reputacioni mund të ketë ajo si aitoriteti më i lartë akademik i një institucioni të arsimit të lartë?!
Dhe Kseanela Sotirofski, në këtë drejtim, nuk zhgënjen. Bashkëshortin e saj, Artan Myderizi, e mban pedagog, ku jep lëndën e ortopedisë.
U shtari i Vangjush Dakos, Roni Shqopa, ish drejtor i AKU-së në Durrës, të cilit i doli emri tek historia me skafin e Saimir Tahirit, ka ndikim në emërime.
Roni Shqopa, i emëruar më parë edhe drejtor i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, është lakuar për afera dhe shpërdorim detyre.
Blerina Koka, mbesa e Lefter Kokes, i mbyllur në burg nga SPAK pasi vodhi rreth 5 milionë euro me inceneratorët, është drejtoreshë e burimeve njerezore, fakt që konfirmon fijet politike në rektorat.
Silvana Gashi, me vetëm 2 vjet pedagoge, e ka berë zv dekane tek Ekonomiku. Në rrethin e Kseanela Sotirofskit ka hyrë edhe Rinaldo Muça, një personazh i dyshimtë me 6 të ardhura paralele, dhe që duket se e kanë përzënë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku mbante pozicionin e drejtoriit të Departamentit të Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit. (Në vijim pjesa tjerët e rrethit problematik të Kseanela Sotirofskit).
Ndërkaq, në 26 Prill 2022, në shkelje flagrante, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, me në krye Kseanela Sotirofskin, shpalli fituese të një tenderi me vlerë 100 milionë lekë të vjetra, studion e Ilirjana Bozos, vajza e deputetes socialiste, Luljeta Bozo.
Deputetëve dhe fëmijëve të tyre u ndalohet me ligj të përfitojnë para publike.
Nga ana tjetër, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka shpërdoruar paratë e studentëve dhe paratë që merr në buxhetin e shtetit.
Dokumente të siguruara nga Prapaskena tregojnë se Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit kanë bërë udhëtime private me paratë e studentëve, duke përfituar edhe dieta abuzive.
Ish punonjës në këtë universitet janë shpërblyer në mënyrë të paligjshme.
Anëtarët e bordeve janë paguar pa qenë prezent në mbledhje, fakt që konfirmon implikime në falsifikim dokumentesh dhe vjedhje të parave.
Dhënien me qira të pasurive në pronësi të këtij universitetit, bashkë me tenderat abuzivë, janë një skandal më vete. Vijon…