Nga Akil Ylli
Kisha vendosur te merrja 15 diteshin, dhe te mos shkruaja opinionet e mija rreth politikes. Jo se ndokuj i behet vone per kete mungese, sepse ka plot qe i qendisin me mire e bukur shkrimet, por nuk me benin duart, perderisa kjo lloj flamet qe ka mberthyer vendin, s’ka filluar te mare teposhten. Amen!
Po jo a te keqen, tek ne egzistojne ca krijesa mizerabel qe kane uzurpuar opoziten, qe t’fusin shtatqind dreqnit, dhe s’te lene rehat te hash, as nje kafshat buke ne paqe, sepse ta zene ne fyt, ti gezohesh nje lajmi te mire, se te zeherosin! Keta te kendojne Duan e Xhenazes edhe kur je shendosh, si kokrra molles!
Mirpo dhe une, si çdo qytetar normal shqiptar, qe ju çuan flokt perpjet si shisa Berdicet, kur u sterpik nga diarea antishqiptare, qe shperthiqi papritur anusi mediatik opozitar, mbi 30 “kamikazet” moderne shqiptare, qe u rreshtuan ne vijen e pare te luftes, perkrah fqinjit tone, Italis, theva marveshjen me paqen, dhe vendosa te shkruaj ca rreshta, duke menduar se shpreh ate, qe ndjen stershumica e shqiptareve, kur i perdhosin virtytet.
Eshte e kote, ti hapesh tefteret nga fundi, per te rrefyer bemat e tmerrshme qe i kane shkaktuar vendit, sepse do te zgjateshim aq shume, sa Sherezades do ti duheshin edhe disa kapituj te tjere shtese, pertej rrefenjave te saj te nje 1001 neteve, per te kompletuar kronologjin e Hatas. Prandaj po perpiqem te perqendrohem, vetem tek disa raste te hidhura qe kemi perjetuar, per shkak se nje hise e shqiptareve, ajo e deformuar gjenetikisht nga pushtimet e gjata, duke çfrytezuar lirine e fjales, shperthen gjithe ligesine eterne qe mbart ne qeliza, (produkt i mutacionit) ndaj gjithçkaje te bukur e fisnike, te shpirtit shqiptar.
Besoj ju kujtohet te gjithve, Marshimi i Paqes ne Paris, nje manifestim i perbotshem solidariteti me popullin francez, ne perkujtim te viktimave te “Charlie Hebdo”.
Qershia mbi torte e atij marshimi, nese mund te shprehemi keshtu, ishte parakalimi i kater prelateve tane, perfaqsues te kater besimeve te ndryshme, krah perkrah me njeri tjetrin. Nje simbolik e mrekullushme, qe mori jo vetem duartrokitjet e francezeve, por pushtoj gjithe ekranet e mbare botes, si shembell e shkelqyer i bashkejeteses ne harmoni, ndermjet besimeve te ndryshme fetare. Nje virtyt, edhe pse allashqiptar, sherben si leksion i pare i jetes, per te gjithe ata vende, qe desherojne te nisin rrugtimin, drejt nje shoqerie te emancipuar.
Mirpo do ti, kur shqiptaret perjetojne momente te merituara krenarie, perfshire dhe ata, qe te krrusur nga hallet e dites per mbijetes, ne kete rast e gjejne nje arsye tu ndrije fetyra dhe ngrene koken lart, bash njat here, bastardet e trasheguar, qe i jane ngjitur si rriqna trupit te shendetshem te kombit, riaktivizohen!
Si bartes te te gjitha veseve, i tmerron mendimi, se dikush nga rradhet e tyre, pa dasht, mund te infektohet nga ndonje lloj virtytit. Prite Zot rrezikun!
Ne sherbim te ketij qellimi, mobilizohet e gjithe hordhia, duke mbuluar te gjitha hapsirat e mediatike, me profesionistet opiumonist te ekraneve, me zhgarravites te paguar portalesh, e deri me fejbukus vullnetare, qe dine te shkruajne, por aspak te lexojne. Motoja starategjike: Sa me e madhe shpifja, aq me e lart grada; sa me e shpifur broçkulla, aq me e madhe merita; sa me trash paçavurja fejsbukse, aq me shume do ju japen laike! Me pak fjale: Futjani kot sa te mundeni, veç ngrijauni buzqeshjen shqiptarve!
Rasti tjeter qe duhet mbajtur sheninm, ishte ai i hapjes se drites jeshile, per antarsimin ne BE. Nje arritje e madhe, per nje popull europiandashes siç jemi ne!
Ndoshta per kete ngjarje, mund dhe ti justifikojme disi, sepse per hire te se vertetes, s’lane kusur punes, hoqen te zinjte e ullirit, me orvajtjet e titanike qe ndermoren, per sabotimin e asaj dite. Delegacione njeri pas tjetrit ne dyert e Europes, paret vuu, perpjekjet e nje pasnjeshme per te destabilizuar rendin demokratik, postim letrash zyrtare e anonime, vetem e vetem, qe nje dite, shqiptaret te mos zgjoheshim, qytetare te familjes europiane. Hoqen mundimet e Krishtit, duhet me ja u ba hallall!
Mirpo BE-ja nuk i llogariti, as per osh e as per balosh, dhe si per inat te tyre, i futi pas vendimit, dhe nja 50 miljon euro ne forme granti, ndihme qeveris. Zot shtoja inatin!
Vazhdes se terbimit, s’kishte si ti shpetonte, dhe shkuarja vullnetare ne vijen e pare te frontit, e ekipit mjeksore shqiptare, ne ndihme te miqve italiane. Virtuti i solidaritetit, i tremb keqas, me shume se koronavirusi. Prej koranavirusit dhe sherohesh, por virtytit i druhen, si Djalli temjanit. Kane frike se u hap rruge virtuteve te tjere, dhe shkatrrohen perfundimish gjenetikisht. I tmerron eleminimi si rrace!
Edhe kesaj radhe u hapen ne formacin luftimi. Nxoren sharabajkat e propogandes, mbushur deng me intelektual gagarela, analfabete mental, mllefaxhinje fejbukas te veremosur, ma zi se Shorja e Ballabanes, dhe i hodhen ne sulm, ndaj 30 perfaqsuesve me te shquar shqiptare, te Virtytir te Solidaritetit. Ndaj atyre qe kane vene ne loje, jeten e tyre, si shenje mirnjohje ndaj mikut ne veshtirsi. Me faqezi se kaq, eshte e pamundur te gjenden ne rruzullin toksore!
Por befasin me te madhe, ma shkaktoj deklarata e Bylykbashit. Eshte e veshtire te besohet, qe ai, i cili mban peshen me te rende ne tavolinat ligjore, maja e arit e jurisprudences opozitare, te dale sherbes dhe te pretendoje, se ka zbuluar nga nje interviste e Rames, e bere boterisht publike, se ai qenka kokra e kriminelit, dhe sipas ligjit te dekriminalizimit, duhet urgjentisht, te merret i pandehur dhe te largohet menjehere nga çdo fuksion publik.
Ooo nan, o nan, a thua valle te jete kaq idiot? Do t’jete hedh perpjet Lulashi, prej divanit! S’ka zog nanet me ja mbush mendjen, qe kjo eshte nje marri astronomike!