Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të zhvilluar dje, ka pasur përplasje mes kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kryeministrit Edi Rama.
Përplasja erdhi për shkak të qëndrimit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lidhur me çështjen e Ornaldo Rakipit dhe vijueshmërisë së tij në familjen socialiste.
Duket se nuk u mor një vendim për përjashtimin nga partia për djalin e ish deputetit të partisë së Idrizit Aqif Rakipi, deputetin e PS Orlando Rakipi, pasi babai i tij u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mbledhje u fol kryesisht për zgjedhjen e presidentit të ri dhe u bënë propozimet përkatëse nga secili deputet.
Propozimet u bënë përmes zarfeve të hedhura në kuti, të cilët përmbanin tre emra. Ndërkohë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvend, Balla kërkoi përjashtimin e djalit të deputetit Aqif Rakipit, Orlando Rakipi nga grupi duke u shprehur se nuk mund që të mbajnë standarde të dyfishta.
Ai deklaroi se qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë.“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë”, tha ai.
Rama u jep ultimatum deputetëve
Ndërkohë, pas mbledhjes që patën të hapur për mediat lidhur me procesin e zgjedhjes së emrit të ri për president, Partia Socialiste vijoi mbledhjen me dyer të mbyllura. Por, duket se përtej raportimeve dhe diskutimeve për çështje me rëndësi ka pasur edhe ankesa nga kryeministri Edi Rama për deputetët socialist.
Rama i ka “kërcënuar” deputetët se nëse nuk vijnë në seancat e Kuvendit dhe nuk marrin pjesë në votime apo që nuk qëndrojnë në sallë kur zhvillohen debatet politike, do të ketë ndëshkime, duke filluar që nga heqja e rrogës. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka bërë se Këshillimin Kombëtar të ardhshëm do ta bëjnë në fund të vitit, për shkak se ka shumë kërkesa.
Ai deklaroi se në periudhën maj-qershor do të organizohet një lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive për të trajtuar qoftë tema të këtij këshillimi kombëtar, qoftë ato që shqetësojnë komunitete.
“Fundviti nis Këshillimi Kombëtar, në tema do të jenë tema që janë realisht me interes për ta.
Në vijim, në periudhën maj-qershor do të organizojmë një lëvizje në të gjithë Shqipërinë me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave, deputetëve, kryetarëve të Bashkive për të trajtuar qoftë tema të këtij këshillimi kombëtar, qoftë ato që shqetësojnë komunitete të ndryshe, si edhe problematika që hasim në nivelin e qeverisjes vendore dhe qendrore, do na duhet të ulemi përsëri dhe është mirë që të gjithë të jenë të përgatitur për këtë që të diskutojmë për të dyja aspektet, e para lidhur me cilat janë temat që do të trajtojë Këshillimi i ardhshëm kombëtar dhe cilat do të jenë problematikat e zonave”, tha Rama.