Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale disa imazhe të punimeve që po kryen në sheshin “Shqiponja” në hyrje të kryeqytetit, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti.
Projekti parashikon disa tunele, që pritet të lehtësojnë trafikun drejt Durrësit dhe anasjelltas.
Përkrah pamjeve, kryeministri Rama shkruan se puna për këtë kantier vijon me 3 turne për ta përfunduar sa më shpejt.
“Vazhdojnë me tre turne punimet në kantierin e Hyrjes së Re të Tiranës. S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.