Avokati Spartak Ngjela ka folur për aktualitetin politik, kryesisht qëndrimin që ka mbajtur partia demokratike për zgjidhjen e presidentit të ri. Në momentin që është pyetur për qëndrimin e Sali Berishës nga gazetarja e Fax Neës, Ngjela është tensionuar pak.
“Pse e përmendni Saliun. Ai nuk është me Shqipërinë. Nuk e keni kuptuar kurrë ju? Për kë luan? Pyeteni. Ai vetëm ka shkatërruar këtu. Ku e njeh ligji atë”, tha Ngjela.
Ngjela tha se njeh si kryetar të PD, Enkelejd Alibeajn.
“Do ta njohë gjykata lidershipin e ri. Është mangësi e Saliut kjo që po ndodh. Shqiptarët nuk do prishen me Amerikën për një katundar nga fshatrat e Tropojës. Do talleni me mua”, tha Ngjela më tej.