Nga Akil Ylli
Ashtu si bota mbare, po merr te gjitha masat per parandalimin e perhapjes se virusit te rrezikshem, dhe shteti yne, me ato çfare shohim, po i kryen detyrat e veta.
Mirëpo ketej nga anet tona, perveç shqetsimit te natyrshme qe provokon koronavirusi, me daten 2 mars mbahet Tubimi i Katnaropatologjisteve, me qellim shkatrimin e Grushtit te Shtetit, ne zhvillim siper. Nje tubim karakteristik vetem i yni, qe me sa eshte mesuar, ka mare vemendjen nderkombtare dhe do trasmetohet direkt. Oooo, çdo kenaqet i gjithe fshati!
Protogonist i kesaj çfaqje, eshte Kryekatnari prej Çepanit, Presidenti Like Floriri. Ndryshe nga sivellezrit e tij katnar, Zogji i Pare, Haxhi Qamili, qe pas vetes kishin bajagi katnare, Kryekatnari Like, besen e ka lidhur me shqiponja dhe me katnaret qe i kane mbetur Lulashit, nga seleksionimi 7 vjeçar. Ndersa kryetaret satelit te Opozites se Bashkuar, per te here te pare u treguan te sinqerte dhe i bene be e rrfe: S’kena ma me t’dhane asnji katnar, perveç vedit!
Nga broçkullat qe leshon, kuptohet qe Likja po perjeton pikun e paranojes. Tubimin e perfyteron, te ngjashem me trilogjin “Lordi i unazave”. Jo me kot, perdore fjale me peshe, populli, beselidhja. Figura fabulistike, minj, korba, sorra. I pushtuar nga haluçinacionet, sheh bulevardin e mbushur plot me shqiponja, qe do ja befin nga qielli dhe me popull, qe s’jane gje tjeter, veç katnare te zbritur nga pemet. Me tej mirazhin duke shpallur Dekret Bulevardin dhe mbreterimin e tij ne “Token e Mesit”. Te zinjt minj, i faniten duke paguar qimet e kokes, per te gjetur nje vrime ku t’futen. Sorrat e ngrata, per nje vrime çatie, duke lene peng 500 grosh.
Po le t’presim 2 marsin me mire, pastaj tregojme me hollesi, tabllote spektakolare atje. Tani ja vlen te spjegojme, çfare eshte katnaropatologjia dhe efektet e saj.
Shkaktari i Katnaropatologjis, bakteri katnarokok, ndryshe nga viruset e bakteret e tjere, qe perhapen permes ajrit, apo kontakteve direkte, dhe infektojne kush ti dalin para, pa dalim fejet, krahinet, kombit e idejet, eshte bakter krejt atipik, namuzqar i lindur. Preferon specie ad hoc. Cdo krijes tjeter, ja shpif.
Kur flasim per katnart, s’behet fjala per fshataret, por per nje specie speciale, qe gjendet si nder fshtare dhe qytetare, por qe me shume, ju ka hije katundarve.
Si karekteristik te veçante, ka aftesine te penetrojne mes budallejve, kokboshve, fodullve, duke perzgjedhur ata me te poshterit, per te siguruar mbijetesen.
Per origjinen e tij, deri me tani nuk ka te dhena shkencore te sakta, prej nga ka ardhur e kush e solli. Por me hamendja, per te gjetur burimin, kerkimet duhet ti fillojme, nga pushtimet e hershme ne thellesi te shekujve, kryesisht duke u fokusuar, tek ato barbare dhe aziatike. Aty ndoshta fle lepuri.
Katnarokoku, fale dy molekulave, demton ne menyre te pariparueshme. Njera ka si mision, qe personit te infektuar ti shkaterroje çdo qelize, qe bashkpunon ne formimin e virtyteve. E zhvesh plotesisht nga ndjenja e turpit, njerzillekut, nderit, burrnis… Ndersa tjeta e shtyn te besoj, se rruga e vetme e suksesit, eshte ti kacavaret pushtetit. Ata me te qutet, mbledhin nja 300 firma, dhe pastaj dredhin si zinxhir ne gisht, nga nje vule partie. Heret a vone, do gjejne nje pacient-koleg qe i ka ecur falli, qe tu gjeje nje vend ne lista, duke i ftuar si aleat. Dhe nga bashkpunimi i ngushte i molekulave, krijohet mostra: Katnari DOK 24 karatesh!
Megjithate, edhe pse katnorokokut duhet te ja heqim kapelen, per mostren qe modulon, nganjehere tregohet i pafuqishen, perballe disa detajeve. Krijon mostra, qe s’ka bir kurve qe i njeh. S’eshte e thene t’jete me opinga. Perkundrazi, kane kepuc me maje spic, jane te kollarisur, me kostum si ndonje profesor, inxhinjer, gazetare dhe çfaredo i diplomuari. Zgjedhje s’varet nga profesioni, o origjina. Mjafton ti plotesoj kushtet, t’jete mendjefyell, pastaj e ka merak vete. Dhe te tille ka plot.
Por prodhon dhe mostra, qe demostrojne dukshem, difekte nga me te ndryshmit. Disa pikasen lehtas, e kane koken me cepa, here ne forme trapezi, here si katerkendesh, o si koqe kandarit. Jane ca, qe dhe pse pispillosen me veshje firmato, s’dihet se per çfare arsyet, rrobet duken sikur rrine varur, mbi nje dordolec. Kesaj enigme si ka dhene dum askush. Te tjereve u zbulohen difektet, sapo te hapin gojen. I dallon nga toni harbut, fjalori katastrofik. Nga dizakordi i fjales me plastiken e fetyres. Jo rralle, njihen me shikimin e pare. I tradheton portreti tipik prej havdalli dhe menyra e te ecurit. Eeeh, çfare ti besh, edhe katnarokoku ka pika te dobta!
Megjithse nuk egziston ilaç kunder Katnarokokut, tashme eshte e vertetuar, qe faktori kohe ka efekte terapeutike, te padiskutushme. Edhe pse jo me ritmin qe do deshironim, numri i katnoropatologjikve, eshte gjithnje e ne renia. 2 marsi do t’na e vertetoje mese miri.
Sidoqofte nuk duhet te krijojme iluzionin e rreme, se te gjithe katnaropatogjiket, do te jene teresisht ne shesh. Ka prej tyre, qe vegjetojne neper rrjetet sociale. Mjafton te shikosh, se kush beson qe ne Shqiperi egziston nje Grusht Shteti, dhe automatikisht e ke ne dore epikrizen e firmosur: Katnaropatologjik! /Ekskluzive.al