Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh të rëndësishëm sot në kuadër të 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Kim rrëfen eksperiencën e saj të veçantë në vendin tonë dhe premton që do të kontribuoj për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat janë partnere besnike ndaj njëra-tjetrës.
Postimi i plotë:
Javën e kaluar, ne festuam 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe e kremtuam këtë date të rëndësishme për dy vendet tona duke postuar mesazhet e ish-Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. I mbyllim festimet tona me mesazhin e Ambasadores sonë aktuale të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila mbërriti në Tiranë në janar 2020.
“Është privilegj të shërbesh si diplomat amerikan kudo në botë – por më lejoni të them se Shqipëria është e veçantë. Që nga momenti kur mbërrita, kam ndier ngohtësinë e popullit shqiptar dhe lidhjen e thellë që ekziston midis dy vendeve tona”, thotë Ambasadorja Kim. Shihni mesazhin e saj të plotë.