Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh tepër të rëndësishëm që ka lidhje pikërisht më arsimimin e brezave të rinj.
Rama ka zgjedhur që të postojë në profilin e tij në Facebook një video nga rindërtimi i shkollës ”Shaqe Mazreku”.
Ndër të tjera në postimin e tij ka shkruar një fjali të ngjashme me moton e PS ”Shqipëria e ardhmja jonë”, vetëm se në këtë rast ka futur dhe fjalën fëmijë.
”Shqipëria dhe fëmijët e ardhmja jonë, si një diell i vetëm”, shkruan Rama.