Një biokimist rus, i cili ka punuar për krijimin e agjentit nervor vdekjeprurës Novichok, ka shpikur një ilaç të ri kundër Covid-19.
Novichok është përdorur për helmimin në Angli të Sergei dhe Yulia Skripal, në vitin 2012, dhe të Alexei Navalny, vitin e kaluar.
Ilaçi i ri quhet Immofon dhe, sipas Dr. Leonid Rink, funksionon kundër sëmundjeve virale.
74-vjeçari theksoi se ilaçi është testuar tek 700 të moshuar dhe nuk ka patur asnjë rast të vdekjes te ata që e provuan.