Shkëlzen Berisha ka sulmuar nëpërmjet portalit të tij, Izet Haxhinë.
Sipas tij, Haxhia është ndarë nga e dashura, pasi është impotent.
“Duket se Izetin, pas Romeo Karajt për arsye të tjera, po e braktisin të gjithë. Dje ishte radha e të dashurës, të cilës deri para pak muajsh i dërgonte mesazhe publike. Jo vetëm që e ka braktisur, por ajo e akuzon për impotencë e perversitet. Mbase është momenti që Mira Kazhani të na sjellë një intervistë të Izetit nga burgu për të mësuar qëndrimin e tij për këto akuza”, shkruan Shkëlzen Berisha, nëpërmjet portalit të tij, për ish-badigardin e të atit, që ia njeh të gjitha sekretet.
Akuzat me ngjyrime seksuale, duket se janë një kundërpërgjigjie pas dëshmisë së Izet Haxhias, që kohë më parë aludonte se Shkëlzen Berisha është homoseksual dhe ka pasur lidhje me një avokat, të cilin më pas e vranë.
“Por une desha t’i bej vetem nje pyetje Zenit te babit.
Çfare lidhje ke patur me avokatin e vrare, Sokol Doçi?
Perveç lidhjeve te biznesit kriminal?
A ke patur lidhje sentimentale me kete avokat, o Shkelzen qosja?
Dhe a eshte kjo arsyeja qe pasi babi jot Sali, mesoj kete lidhje, perdori killerat e vet per ta vrare kete avokat?
Me vjen keq per ty se nuk eshte faji jot qe dole me çrregullime hormonale o Zeni.
Faji eshte i atit tend, qe per shkak te ilaçit antidepresan e anti skizofreni, Haloperidol, qe merrte edhe kur u ngjize ti, erdhe ne jete gjysmak e me probleme hormonale.
Nuk eshte faji im qe ti Zeni linde çyryk ne karakter e aftesite tua fizike si mashkull.
Ti je i denuar nga Zoti te jesh i privuar nga cilesite qe mund te kete nje mashkull normal.
Keto mangesi te tmerrshme qe ke dhe te privojne te jesh si gjithe burrat normale te kesaj bote, nuk mund t’i zevendesosh e t’i fitosh, as me milionat e vjedhura, as me te vraret qe ke shkaktuar ne rrugen tende te krimit e grabitjeve qe ke bere, as me hormonin mashkullore testosteron qe injekton ne trupin tend.
E shumta keto menxyra qe ke bere, te kane bere te pasur, arrogant, te jetosh nje jete prrallore, te marresh me qera edhe dashnore te bukura, biles te kane bere te dalin edhe qimet pas moshes 30 vjeçare.
Por mos harro se do ngelesh gjithe jeten nje b…..q….qe as parate e krimit, as dashnoret me qera, as hormonet mashkullore nuk te bejne derman.
Ate qe nuk e ke pasur kurre, burrerine, as ti, as babai jot, nuk mund ta blini apo ta fitoni, sado te vrisni, vidhni, te cilesoheni si kryemafiozi i Ballkanit, apo te shpifni e te tregoheni arrogante.
As djallezite tuaja genetike nuk do t’ju shpetojne nga denimi dhe mallkimi i nje populli qe e keni masakruar dhe tallur”, shkruan ish-badigardi i Sali Berishës”, deklaronte Izet Haxhia.
Nuk dihet sa të vërteta janë akuzat e tij, por duhet thënë se Haxhia e njeh shumë mirë familjen Berisha, dhe fakti që Shkëlzeni i përgjigjet po me akuza seksuale, tregon se i kanë djegur ato që ka thënë Haxhia.