Në një komunikim mesditën e sotme, Kryeministri Edi Rama iu kërkoi durim dhe tha se po bëhet copash për të mos lënë asnjë shqiptarë vetëm që kërkon të rikthehet në Shqipëri. Ai premtoi se nuk do lërë gur pa lëvizur për t’i kthyer shqiptarët.
Kryeministri Rama del me lajmin që e prisnin të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë: Javës që vjen nisim misionet e fluturimeve për….
“Grupi më i madh është në Itali 650, në Britani 114, në Greqi 45, Austri, Francë e në disa vende të tjera. Ju nuk keni nevojë për shpjegime të kësaj situate të jashtëzakonshme sepse dihet nga i madh dhe i vogël. Ashtu sikurse e dimë fjala durim nuk është fjalë e mirëpritur por durimi është një armë që duhet ta mbushim përditë me energjinë e rezistencës në këtë luftë botërore.
Dua t’ju siguroj se unë dhe ne po bëhemi copash, 14 copash ditë e natë që të mos lëmë asnjë vetëm. Që nga familjet e individët që nuk kanë ndihmë ushqimore dhe deri tek ata që nuk kthehen dot në shtëpi. Shumë prej tyre kërkojnë të vijnë vetëm një orë e më parë në shtëpi dhe kanë shprehur gatishmërinë të paguajnë udhëtimin. I falënderoj shoh të tjerë që rrinë për brenda dhe ankohen për pop që po vdes për bukë, me kërkesa absurde për të mos paguar drita.
Këto janë të turpshme në një kohë kaq të vështirë kur duhet durim, mirëkuptim, unitet kombëtar. ne nuk kemi një kopsht magjik, nuk jemi dhe asnjë shtëpi e pasur në një lagje të varfër siç është Ballkani edhe pse shoh se më të pasurit nuk po bëhet ndonjë mrekulli e veçantë.
Nuk do lë gur pa luajtur pa iu ardhur në ndihmë të gjithëve. Dreqi e mori, futen në kokë se jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet. Qeveria mbahet me detyrime. Psh. ne falëm kamatëvonesat, i falëm se jemi në luftë përndryshe kurrën e kurrës nuk do i falja. por kjo e dobëson OSHEE nuk e forcon. por nëse këtë goditje mund ta mbajë, mospagesa e rrëzon përtokë sistemin tonë energjik. Do na ë bënte të pamundur jo fitoren por edhe mbarimin e kësaj lufte duke rënë në një gropë të zezë”, deklaroi Rama.