Demenca është një term që përshkruan një mori simptomash, që mund të ndikojnë funksionet konjitive të një personi, duke përfshirë aftësinë për të menduar, memorien dhe arsyen. Demenca ka tendencë të përkeqësohet me kohën, por ka disa shenja të hershme që ajo mund të shfaqet.
Demenca ndodh kryesisht në moshat e vjetra por nuk është një etapë e pashmangshme që vjen me moshën. Rënia funksionale e trurit është një proces që ndodh me moshën por në personat me demencë ndodh më shpejt dhe në formë më të rënduar. Këto shenja Berisha ka kohë që i shfaq, që nga rrëzimi duke nxituar pa objekt e deri te harresa se për çfarë flitet dhe diskutohet.
Dje ai i befasoi shqiptarët dhe i hutoi deputetët, duke kërkuar të miratohej një reezolutë për genocidin serb në Sebrenicë, në korrik të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës, vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë në enklavën lindore boshnjake të Srebrenicës.
Pa asnjë motiv dhe asnjë arsye, si rrufe në qiell të hapur shfaqet Berisha, i cili kërkon me patjetër miratimin e një rezolute. Natyrisht Berisha tashmë është e sigurtë që vuan nga “demenca”, duke harruar se data e masakrës është 11 Korrik dhe Berisha kaloi disa “Korrike” në pushtet dhe nuk e dënoi kurrë si genocid masakrën e Srebrenicës.
Por lepuri fle diku tjetër: Saliarët që i shkuan pas heshtën, sepse Berisha sot zbuloi qëllimin e tij, duke deklaruar se ia kishte futur kot për rezolutën e Serbenicës.
Ja çfarë tha sot: “Dy muajt e fundit, ne paraqitëm në parlament një rezolutë për dënimin e genocidit rus në Ukrainë. Është e vërtetë që genocidi rus në Ukrainë është evident, i qartë, por nga pikëpamja ligjore është në proces e sipër.
Por Presidenti Joe Biden, pasi pa masakrën e Buchas u shpreh për genocid. Ne paraqitëm një rezolutë. Rezoluta jonë për genocidin rus në Ukrainë u refuzua nga Edi Rama. Po pse u refuzua do të thoni ju?! Ai bën lojë të dyfishtë, edhe në rastin e Ukrainës.”
Pra Sali Berisha ngatërroi Srebrenicën me Bucha-n në Ukrainë dhe sot është vërtet për të ulëritur, se si arriti të tallet me 140 deputet një i sëmurë.//Ekskluzive.al