Ka pasur një replikë të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Rudina Hajdarit, me tone të ashpra Hajdari replikoi me kreun e qeverisë sa i takon ligjit për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve.
“ E dëgjuat kryeministrin. Foli sikur s’ka qenë asnjëherë në Shqipëri. Sikur s’ka qenë kryetar bashkie e nuk e di c’bëhet me ndërtimet pa leje. Akuzon për leje jashtë standardi, kate pa leje. etj. Por kush e ka fajin.. e kam unë?
Kush e betonizoi Durrësin, kush e mbështeti Vangjush Dakon. Unë apo kryeministri në foltore.
Kush e ka fajin për gënjeshtrat që sot nuk ka parqe nuk ka lodra, janë kthyer në gropa për pallate. Kush e ka fajin për ata? Apo nuk flet për ata.. po merren me qytetarët që po ndërtojën 4 kate pa leje . Po ky është skandal.
Ke një vit që endesh në Evropë e merresh me egoizmin tënd, që s’ka mbarim. bën foto me Merkel, e të tjerë. Nuk ke të ngopur, do të tregosh se je lideri suprem i këtij vendi. Mendon se këto takime do i ndryshojnë jetën qytetarëve. Janë ambicie personale që s’kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve sot.
TI në raportin e tij thotë që jeni vendi më i korruptuar, me kë konkurojmë ne sot me Afganistanin, me Sirinë. Mos Shpifni. Thoini shqiptarëve të vërtetën. Keni betonizuar Tiranën, Durrësin, i keni dhënë kryebashkiakevë me të dhëna kriminale, e keni cuar këtë vend keq e më keq.
Ki pak ndërgjegje flit me shqiptarët sic duhet folur. Thoni se asnjë mur nuk ndërtohet sot pa rryshfet. administrata është komplet e korruptuar.” tha Hajdari.