Na ishte njëherë një vajzë 25 vjeçe nga Shkodra, që e përzgjodhën të luante filmin “Çifti i lumtur”. Që nga viti 1975 gati e kanë harruar. Por Marie Qyrsaqi jo vetëm jeton jetën e saj por na tregon emocionet e jetës së filmit në Shkodër.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ditët e hershme kur xhironte filmin “Çifti i Lumtur”, ende e thërrasin me atë “Ej, vajza e “Çiftit të Lumtur”. “Ndihem mirë të më thërrasin kështu jo vetëm në Shkodër, por kudo ku kam qenë, edhe në Itali, thotë me kënaqësi aktorja
Marie Qyrsaqi (Gargjola) lindi në Shkodër më 9 mars 1950, aktore e mirënjohur e teatrit dhe kinematografisë.tani mban mbiemrin Garxhola dhe ka dy fëmijë.
Mbesa e Pjetër Gacit dhe Lazër Filipit aktualisht jeton në Itali prej disa vitesh. Ndryshe nga familja e saj, një familje muzikantësh, aktorësh dhe skulptorësh, fëmijët e Maries kanë zgjedhur një rrugë tjetër.
Ata studiojnë për gjuhë të huaj në Itali. Ajo është ende e dashuruar pas aktrimit, teatrit dhe filmit, dhe mban në kujtesën e saj, të freskët emocionet dhe batutat e sheshxhirimeve.
“Vazhdoj të jem aktore”, thotë Maria. Ndërkohë që filmi i saj i fundit është realizuar në vitin 1990, “Franku V”, me regjizor Arben Kumbaro.
Sot, aktorja e shquar Marije Qyrsaqi Gargjola., feston 74 vjetorin e lindjes. Edhe 100 vite të tjera plot shëndet, lumturi dhe humor!