Sot në mëngjes shoqja Nexhmije e vazhdoi bisedën me shokun Enver për Kongresin e socialistëve që nuk e arriti dot.
-Sot mbahet Kongresi aty lart,- i tha Nexhmija. Kam merak si do shkojë.
-Ç’është ky Kongres. I sajti është,- tha shoku Enver. Unë e lash tek i Teti. Duhet të jetë i 15 apo i 16-ti.
-Nuk u numurojnë më,- tha Nexhmija se kanë ndryshuar emrin. I bëjnë ndryshe tani.
-Po ki Birbua që është kryetar që më the ti, stërnipi i Spiros, kë do dënojë këtë Kongres? Apo se proftase ta merrje vesh.
-I ka dalë një grup armiqësor i vjetër nga ata që janë larguar. I kanë kërkuar të ikë. Kanë bërë dekllaratë.
-Po si ka fut në burg ata që ka larguar? E paska dhjerë partinë dmth. E ka mbytur oportunizmi.
-Nuk para i dënojnë më tani. Vetëm i lënë pa punë,-tha Nexhmija.
-Po çfarë ka ndërmend këtë pesëvjeçar ki Birbua.
-Ky ka shpikur një torturë të re për armiqtë shoku Enver. Ka vendosur të zhburrërojë partinë. Ka vendosur ta lërë në dorë të grave. Ato pastaj dinë vetë ça u punojnë armiqëve.
-Qerratai. Kështu e bëra dhe unë futa në sherr Liri Gegën me Liri Belshovën, po pastaj i hoqa qafe të dyja se nuk duroheshin. Qenka zemër pulë ky. S’bëka për atë punë.
-Edhe në Kongres fjalën kryesore ja la gruas së tij, -tha Nexhmija. Jo si ti që s’më lije kurrë të flisja në Kongres.
-Ashtu. Epo paska marrë fund ajo parti. Ty Frontin të lashë në dorë e ma bëre rrëmujë. U jepje triska fronti armiqëve.
-Ka dhe opozitën nëpër këmbë shoku Enver.
-Moj ç’është kjo opozita se ma ke thënë disa herë e nuk i kuptoj. Janë si ata deputetët që futëm ne brenda, më ’47, ’48, se mbaj mend.
-Si ata shoku Enver. Po ata qenë të urtë. Këta bëjnë sherre nëpër rrugë. Po ai kryetari i madh, Saliu, që është shok me Sokolin, djalin tënë, ka lënë kryetar tek partia një djalë të ri, që fle shumë dhe s’para del në punë. Dhe njerëzit nuk dinë ç’të bëjnë. Ky joni, është i djallëzuar. I jep ndonjë lek fshehurazi dhe ai i ka ikur dhe nga parlamenti dhe nga zgjedhjet. Nuk e shqetëson më.
-Epo mirë . E paska si unë pushtetin, vetëm se unë i futa në burgje, ky i paska nxjerr nga parlamenti me lezet. Qenka birbo i vërtetë.
-I ka eleminuar dhe këto gjykatat e larta e Kushtetuese, që të mërzisin në këto raste.
-Epo bravo. Këtë plan pesvjeçar çfarë ka ndërmend se nuk më the.
-Rindërtimin e vendit, thotë. Se e ka prish vendin tërmeti.
-Po pse moj pesë vjetë me rindërtim do merret. Unë për 6 muaj e bëra Shkodrën e Lezhën nga e para.
-Po nuk e bëjën dot vezën tënde ata shoku Enver. Mirë dhe kaq se ngelën njerëzit jashtë.
-Po ky skraparliu që më the dje që bën sherre çfarë është? Ka lidhje me Sulon tim?
-Është siç kishe ti shokun Haxhi Lleshi, shoku Enver. Nuk ka lidhje me Sulon, por Sulua e donte shumë. Por tani është i pakënaqur dhe kërkon më shumë kompetenca. Dhe do bëjë protesta në rrugë.
-Ashtu. Qenka si Omer Nishani thuaj. Se Haxhiu qe i urtë. Ky Qenka si Omeri që vrau veten nga marazi.
-E ka dhe gruan nga Dibra dhe mburrej. Thoshte, vetëm unë dhe shoku Enver kemi gratë nga Dibra.
-Ashtu. Më paska marrë erzin me një fjalë. Po nuk i the ti që në atë vend pune duhet burri nga Dibra, jo gruaja. Se Haxhiu qe nga Dibra.
-Nuk i thashë se nuk mu dha rasti shoku Enver. Por me mua është sjell mirë e s’kam dash ti prish qejfin.
-Epo mirë. Si Omer Nishani ka për të përfunduar. Se ai qe sedërli dhe vrau veten.