Në Shqipëri, ndodh shpesh që të flitet për periudhën e komunizmit, për faktin se nuk kishte gjëra vetëm negative, por edhe pozitive.
Disa prej tyre përmenden të tilla si siguria, arsimi, shëndetësia, punësimi etj.
Në këtë debat është përfshirë edhe aktori i njohur Astrit Çerma.
Sipas tij, atëhere nuk guxonte njeri të vidhte si tani në demokraci, kur secili po grabit sa të dojë e kur të dojë.
“Më e mirë ajo “Liria në Diktaturë” që mua ‘nuk më lejonte të llapia ç’të doja dhe ku të doja’, dhe ty “nuk të lejonte të vidhje, sa të doje e ku të doje”, se sa kjo “Lirija në Demokraci”, që ty “të lejon të vjedhësh sa të duash dhe ku të duash”, edhe mua, “më lejon të llap ku të dua dhe sa të dua” pa i prishur “qederin” askujt”, shkruan aktori i njohur.
Postimi i tij ka shkaktuar debate të shumta, pasi një pjesë e mbështet dhe një pjesë e kundërshton.