49-vjeçari Jan Prenga, sipas policisë, pas rrëmbimit u fut në resortin “Golden” në Shijak, që i përket familjes Hajri. Për ngjarjen sipas gazetarëve ka një video që tregon se si është nxjerrë trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga aty.
Ndërkohë në emisionin Opinion, analisti Lorenc Vangjeli tha se kishte shkuar në këtë resort pasi ishte i ftuar një dasmë dhe kishte parë një “luks, godinë e një ndërtim të jashtëzakonshëm”.
Lorenc Vangjeli: Unë vitin e shkuar kam qenë në një dasmë atje, në një dasmë luksi me shumë të rinj e të reja… Një luks që të binte në sytë, godiste një ndërtim i jashtëzakonshëm, për të vajtur deri atje për të vajtur deri atje edhe GPS të merrte më të qeshur nuk e gjeje dot ndërtuar në një vend të tillë
Blendi Fevziu: Si e kërkove në GPS si e shkruajte?
Lorenc Vangjeli: Ore e kërkoje me Shijak e kërkoje me emër tjetër nuk e gjeja… Vjet kam qenë atje në një dasmë… Ishte një ambient i përkryer po rishte në askund, errësirë në të djathtë errësirë në të majtë dhe kjo është pikëpyetja e parë prandaj po tentoj të them këtë gjë dhe të mos sillemi si kau me pelën.
“Ndaj shteti duhet të funksionojë ndryshe…A e di çfarë kërkojnë sot në Tiranë njerëzia? Drama sot në Tiranë është që një i ri e quan veten. Një 20 vjeçar e quan veten të suksesshëm nëse ka një makinë 50 mijë euro dhe një 50 vjeçar e quan veten të suksesshëm nëse ka një dashnore 20 vjeçare kjo është drama more mos u merrni me historia kot tani. Ku të shikosh ndërtime me statuja, kur të shikosh luksin e harbuar kur të shikosh shampanja që hapen, kur të shikosh hajvanët që kanë qindra orë përgjimi se ku e bëri dhe me kë e bëri zogu i Tiranës”, theksoi më tej analisti.