Aktori i teatrit dhe filmit, Reshat Arbana, “Nderi i Kombit” është një nga aktorët me popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963. Ai lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë.
Tashmë ai i kaloi të tetëdhjetat, por çuditërisht askush nuk u kujtua nga politiqenët e zënë me hallet e popullit, megjithatëe ai ka marrë mijëra urime nga shqiptarët . Edhe 100 mjeshtër i madh.
Pak histori për Reshatin tonë:
Ndër rolet më të spikatura në film Samiu tek “Fije që priten” 1976, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978, Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983, Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni” 1988, Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë” 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.
Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.
Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”
Më 26 Nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali. /Ekskluzive.al”