Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 36 raste me COVID-19.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).
Ndërkaq, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste.
IKSHPK-ja njoftoi për vdekjen e një pacienti nga Vushtrria, i cili ishte shtruar në spital më 10 maj, por nuk arriti ta mundte virusin, duke u bërë kështu edhe viktima e 31-të në Kosovë. Sipas të dhënave, ai vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.