Kryeministri Edi Rama në mbledhjen online me ministrat tha se punonjësit e kopshteve private që përfshihen te bizneset e vogla, punonjësit e tyre do të përfshihen në paketën e ndihmës së qeverisë për të marrë pagën e tyre.
Sipas ministrit Ahmetaj ata përfshihen automatikisht në paketë për të marrë pagën e tyre për aq kohë sa qëndrojnë në shtëpi për shkak të mbylljes së biznesit.