Kryeministri Rama ka postuar videon e një 19-vjeçare të infektuar me koronavirus e cila ka sjellë në jetë foshnjën e saj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Lindja është realizuar në ambientet e spitalit Covid 2 në bashkepunim me kolegët e spitalit Obsetrik Gjinekologjik “ Koço Glozheni”.
Rama shkruan se Noel dhe Manuela ia kanë dalë për mrekulli të kalojnë sfidën më të vështirë të jetës.
“Noel dhe Manuela ia kanë dalë për mrekulli të kalojnë sfidën më të vështirë të jetës, në përballje me #COVID19 dhe sot janë gati të kthehen në shtëpi”, shkruan Rama.