Kryeministri Edi Rama e ka nisur edhe këtë ditë si zakonisht duke publikuar fjalët e mençura apo të shenjta nga mendje të ndritura që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.
Mëngjesin e sotëm Rama e ka nisur me shprehjen e mençur të persianit Rumi, e cila mbetet aktuale në çdo kohë dhe është tepër goditëse për çdo shoqëri.
“Ngri fjalët, jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, është shprehja që kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotëm.