Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malet e Dukagjinit, ku efektiv i policisë së komisariatit Shkodër ka rënë në humnerë. Bëhet me dije se efektivi që është rrëzuar, është Rrok Frroku.
Mësohet se ishte duke u zhvilluar një operacion anti-kanabis në malet e Dukagjinit, ku efektivi në terrenin e vështirë të Dushmanit, ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.
Edhe pse kolegët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, ata nuk kanë mundur që ta nxjerrin efektivin dhe më pas është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin nga humnera, pasi terreni është tejet i vështirë.
Pas ndërhyrjes së sotme është bërë e mundur nxjerrja e policit Rrok Frroku i cili më pas është dërguar drejt spitalit rajonal.