Gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting, nuk do t’i gëzojnë dot pasuritë që kanë vendosur në mënyrë korruptive.
Është folur shpesh nëse duhet të ketë hetim penal ose jo ndaj tyre, por këtë herë qeveria i ka dërguar kërkesë prokurorisë që të mos tolerojë askënd. Gjatë një aktiviteti, ditën e djeshme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, teksa përcolli rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme, i bëri thirrje prokurorisë që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët nuk kanë kaluar vetingun duhet që të hetohen dhe t’u sekuestrohet pasuria.
Ajo theksoi se duhet që të përmbushen pritshmëritë që publiku ka për reformën. “Një rëndësi e veçantë duhet vendosur në hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar për shkak të vetingut apo edhe për arsye tjetër. Pritshmëria e qytetarëve shqiptarë është se presin që çdo gjyqtar apo prokuror që është pasuruar në kurriz të halleve të popullit shqiptar, të vetmin fat që duhet të ketë është dalja përballë drejtësisë dhe sekuestrimin e pasurisë. Kjo ka qenë në vijimësi edhe të kërkesës së ndërkombëtarëve”, tha Gjonaj.
Gazeta ka siguruar listën me 140 emra të shkarkuar nga vetingu, të cilët rrezikojnë që të hetohen dhe t’u sekuestrohet pasuria. Ndër të tjera, ministrja Gjonaj shtoi se tashmë ka filluar edhe funksionimi i BKH, e cila sipas saj, do të jetë një strukturë shumë e rëndësishme për SPAK. Ajo vijoi më tej duke thënë se institucionet duhet që të bashkëpunojnë.
“Ka filluar funksionimi i BKH, që është një aset i çmuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BKH do të jetë një strukturë shumë e rëndësishme për Prokurorinë e Posaçme. Në bashkëpunim me PP, gjykatat patjetër që do të vijojmë të punojmë bashkë në luftën kundër krimit të organizuar e parandalimin e krimit”, tha Gjonaj.
Gjonaj flet për reformën
Teksa foli për reformën në drejtësi, ministrja risolli në vëmendje se DASH ka vënë theksin tek zbatimi me efektivitet i ligjit të reformës në drejtësi. Ajo theksoi, se po ashtu është kërkuar që të dënohen rastet lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike dhe sekuestrimin e pasurive, të cilat janë të vendosura në mënyrë të paligjshme. “Një numër i madh raportesh ndërkombëtare vënë theksin tek lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
DASH vë theksin tek zbatimi me efektivitet i ligjit dhe reformës në drejtësi, dënimin e rasteve lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike dhe sekuestrimin e pasurive të paligjshme”, deklaroi ajo. Sakaq, ajo tha se reforma solli ndryshime ligjore të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Sipas saj, struktura e drejtësisë garanton pavarësi për prokurorët dhe gjyqtarët.
“Reforma në drejtësi solli ndryshime të thella ligjore me qëllim ndërtimin e një sistemi drejtësisë të pavarur dhe të përgjegjshëm. Sot është ndryshuar rrënjësisht struktura e drejtësisë, duke synuar si garantimin e pavarësisë së jashtme dhe të brendshme të prokurorëve. Prokurorëve iu është dhënë fuqia për të qenë të pavarur jashtë ndikimit të Prokurorit të Përgjithshëm apo prokurorisë, pa qenë të ndikuar nga politika”, tha ajo.
Ja emrat e ngelur në veting
1. Fatos Lulo
2. Besim Trezhnjeva
3. Besa Nikëhasani
4. Altina Xhoxhaj
5. Fatmir Hoxha
6. Edmond Islamaj
7. Bashkim Dedja
8. Gentian Trenova
9. Artan Lazaj
10. Luan Kaloçi
11. Admir Thanza
12. Adriatik Cama
13. Gani Dizdari
14. Tom Ndreca
15. Artan Zeneli
16. Antoneta Sevdari
17. Rovena Gashi
18. Xhezair Zaganjori
19. Shkëlzen Selimi
20. Artan Broci
21. Dritan Rreshka
22. Elsion Sadiku
23. Arben Nela
24. Ervin Metalla
25. Astrit Faqolli
26. Bledar Abdullai
27. Bujar Hoti
28. Ahmet Jangulli
29. Sotiraq Lubonja
30. Entela Prifti
31. Artor Ylli
32. Alma Liçaj
33. Ramadan Troci
34. Luan Dervishi
35. Shpëtim Kurti
36. Fatos Qato
37. Izet Kadana
38. Admir Belishta
39. Agron Vavla
40. Arben Zefi
41. Alltun Çela
42. Alfred Gjoni
43. Ana Golloshi
44. Irma Balli
45. Hysni Demiraj
46. Artan Bajrami
47. Petrit Çeno
48. Fatmir Lushi
49. Çlirim Shahini
50. Ferdinand Elezi
51. Dritan Seci
52. Arqile Koça
53. Pashk Gjaci
54. Fehmi Petku
55. Edison Ademi
56. Albina Spaha
57. Fuat Vjerdha
58. Roland Jaupaj
59. Shkëlzen Cena
60. Enkeledi Hajro
61. Idriz Mulkurti
62. Ilir Mustafaj
63. Gurali Brahimllari
64. Eugen Beçi
65. Alketa Nushi
66. Luan Hasneziri
67. Anila Guri
68. Ardian Ylli
69. Hysni Vata
70. Gjovalin Përnoca
71. Dhurata Haveri
72. Ndini Tavani
73. Përparim Kulluri
74. Sulejman Kurti
75. Brunilda Malo
76. Hajrie Muçmata
77. Isuf Shehu
78. Arjan Balliu
79. Simon Pashuku
80. Arben Vrioni
81. Fatri Islamaj
82. Mariana Velçani
83. Edmond Hyka
84. Marsela Balili
85. Adnand Xhelili
86. Astrit Shema
87. Andi Civici
88. Skënder Haluci
89. Ardit Mustafaj
90. Nevrie Duka (Halo)
91. Fatmira Hajdari
92. Blerim Tominaj
93. Petrit Aliaj
94. Bernina Kondi
95. Nure Dreni
96. Shpresa Beçaj
97. Rozeta Qiriaqi
98. Spartak Çoçoli
99. Niko Rapi
100. Selim Kryeziu
101. Flutura Skënderi
102. Hysen Saliko
103. Lindita Hoxha
104. Aleks Nikolli
105. Artur Gaxha
106. Alket Mersini
107. Tritan Hmitaj
108. Arjan Qafa
109. Fjoralba Prifti
110. Silvana Pani
111. Neritan Cena
112. Etleva Temo
113. Brahim Dragjoshi
114. Albano Çepele
115. Pelivan Malaj
116. Shkëlqim Mustafa
117. Arben Allajbeu
118. Bardhok Lleshi
119. Bib Ndreca
120. Enrik Haxhiraj
121. Klodiana Gjyzari
122. Mariana Shegani
123. Maria Qirjazi
124. Olsi Xhavella
125. Rita Gjati
126. Bari Shyti
127. Agim Dalipaj
128. Alketa Zifla
129. Durim Hasa
130. Luveda Dardha
131. Tomorr Kullolli
132. Gentian Stoja
133. Avni Kraja
134. Ramazan Avdiu
135. Evgjeni Sinojmeri
136. Artan Hazbi
137. Dhurata Bilo
138. Kol Hysenaj
139. Alma Hicka
140. Tasim Puçi