Teksa gazetari Artan Hoxha po fliste për videon e kryebashkiakut të Bulqizës, moderatori Blendi Fevziu e ndërpret dhe e njofton se zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, i ka kërkuar të paraqitej në polici.
Blendi Fevziu tha se do ta çonte ai vetë personalisht.
“Më thonë që zv.ministri i Brendshëm ka kërkuar që ju të paraqiteni në Polici tani në ABC (Abcnews). Të çoj unë mbrapa! Se ta kam marrë dorën sa në Prokurori, sa në Polici”, tha Fevziu.