“Sikur të gjithë shqiptarët të hyjnë me grevë urie, qeveria nuk tërhiqet. Përpara ligjit dhe institucioneve edhe artisti, ministri dhe cilido tjetër, janë të gjithë të barabartë”.
Kështu është shprehur Presidenti Ilir Meta 20 vite më parë, kohë kur ai ishte Kryeministër dhe Edi Rama ministër i tij. Edhe pse tani kreu i shtetit shprehet kundër ndërtimit të një godine të re teatri, në fakt sikurse mund të shihni edhe nga kjo video-arkivë e 20 viteve më parë, ka qenë vetë ai që në krye të qeverisë në një takim me ikonat e artit shqiptar do të deklaronte vendosmërinë e tij për t’i dhënë artit një godinë të re.
“Qeveria është e vendosur për reformën dhe nuk pyet më për greva urie. Sikur të gjithë shqiptarët të hyjnë me grevë urie, qeveria nuk tërhiqet. Përpara ligjit dhe institucioneve shtetërore edhe artisti, ministri dhe cilido tjetër, janë të gjithë të barabartë”, është shprehur Ilir Meta më 31 Janar 2000.