Ditët e fundit, presidenti Ilir Meta është shfaqur mjaft i shqetësuar dhe i alarmuar. Kjo është vënë re nga deklaratat e tij në rrjetet sociale dhe sulmet publike në media.
Përveç kërcënimeve, që tashmë janë bërë të përditshme, ai deklaroi se shqiptarët e Italisë dhe Greqisë do të vijnë me not dhe më këmbë, që të votojnë atë për rrëzimin e Ramës. Kjo deklaratë është ironizuar në rrjetet sociale.