Mevlan Shanaj tregon sesa fisnik ishte, por në një çast dobësie të jetës së tij, Sandri kishte tentuar të vetëvritej.
“Sandri ishte burrë shumë simpatik në dukje. Takimin e parë e kam pasur në oborrin e Teatrit Popullor Kombëtar. Kisha vajtur për të konkurruar. Aty pranë shikoj Sandër Prosin, e përshëndes dhe ai me fisnikëri më dha një përshëndetje. Kaluan vitet, mbarova shkollën dhe te ‘I teti në bronx’ vete me Sandër Prosin.
Ishte emocion dhe kënaqësi. Kam një konkluzion në libër për Sandër Prosin, një burrë që të dëgjonte dhe të shikonte në sy, shumë fisnik. Ai vuante nga persekucioni, janë disa artistë që kanë vuajtur.
Sandri e manifestoi dhe tentoi të vriste veten, kur vajta në spital i thash çfarë ke bërë. Për dy gisht tha do kisha mbaruar punë, ja kishte futur vetes me thikë. “