Hristo Stoichkov, ish-sulmuesi i shquar, legjendë e Barcelonës, dha një intervistë për “Planeta 947”, në të cilën foli për marrëdhëniet e tij me Maradonën dhe se si e humbi miqësinë me ikonën argjentinase.
Maradona – “Me Diego kam humbur një mik të shkëlqyeshëm, edhe ai e humbi një të tillë besoj. Përtej gjërave ekstra-sportive, kam dhembshuri për të. Kur keni një miqësi kaq të madhe dhe ajo prishet, nuk mjaftojnë as lotët. Sidoqoftë, ruaj kujtimet, shikoj shpesh fotot kur shkova në shtëpinë e tij në Seville, në Buenos Aires… Kujtoj gjërat pozitive”.
Problemet e Maradonës – “Është më mirë të kujtosh gjërat e Diego si futbollist. Nuk jam për të kritikuar gjërat, që nuk më korrespondojnë mua. Ai dha shumë për të folur për të si pjesë e futbollit. Diego humbi veten, jo unë. Ai kaloi nëpër gjëra joreale. Unë do ta dua gjithmonë, por jo si më parë. Më mirë të jetë kështu”.
Guardiola si lojtar – “Cruyff shpiku një pozicion (rol) për të, që është shumë i komplikuar në futbollin modern. Ne kishim lojtarë që mund të dilnin me topin si Aleksanco, ose Koeman. Lloji ynë i lojës bëri që të gjithë topat të kalojnë përmes këmbëve të tij. Ishte e lehtë për Pep sepse e njihte në mënyrë perfekte Barcelonën. Vinte nga të rinjtë e klubit dhe luajti ashtu siç kërkonte Johan”.
Ai ishte në gjendje të luante te Boca – “Unë pata mundësinë të luaja te Boca Juniors shumë vite më pare, gjë që nuk u bë asnjëherë e ditur. Kam kujtime të mira dhe miq të shkëlqyeshëm atje. Pas Barcelonës e pata atë mundësi, por zgjodha të vija në SHBA me familjen time”.