Njerëzit në mbarë botën shohin më pak yje në qiell çdo vit që kalon. Vëzhgimet nga shkencëtarë profesionistë dhe amatorë në mbarë botën në vitet e fundit zbulojnë një prirje alarmante: Yjet në qiellin e natës po bëhen gjithnjë e më të vështirë për t’u parë për shkak të rritjes së shpejtë të ndotjes nga drita.
Një studim i ri shkencor ka zbuluar se para syve tanë, shpesh pa e kuptuar ne, yjet po zhduken me një shpejtësi mbresëlënëse ose më saktë alarmante.
Sa shpejt ndryshoi dukshmëria e yjeve
Ndryshimi në dukshmërinë e yjeve korrespondon me një rritje vjetore gati 10% në shkëlqimin e qiellit të natës gjatë dekadës së fundit. Kjo do të thotë se një fëmijë i cili kur ka lindur në një zonë, dukeshin 250 yje, sot në të njëjtin vend pas 18 vitesh mund të vëzhgojë maksimumi 100 yje, pra më shumë se gjysma janë bërë tashmë “të padukshëm”.
Syri i lirë i njeriut duhet të jetë në gjendje të shohë disa mijëra yje në një qiell të qartë të errët. Për fat të keq, vlerësohet se rreth 30% e njerëzve në mbarë botën, pothuajse një në tre, kanë humbur tashmë pamjen e tyre për galaktikën tonë për shkak të ndotjes nga drita, dhe problemi po përkeqësohet, sipas hulumtimeve të reja.
Studiuesit e projektit shkencor ndërkombëtar Globe at Night, të udhëhequr nga Christopher Kimba i Qendrës Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencën (GFZ) në Potsdam dhe Universitetit të Ruhr-Bochum, të cilët bënë publikimin përkatës në revistën “Science”, analizuan të dhënat e periudha 2011-2022 përfshin gjithsej 51,351 vëzhgime të yjeve me sy të lirë nga njerëzit në afërsisht 19,300 vende në vende të ndryshme, kryesisht në Europë dhe Amerikën e Veriut.