Pas dëmeve të mëdha që ka bërë tërmeti në Turqi, Këshilltari Henz i shpjegon në një letër të tij, Jarit përse Ilir Meta nuk e paralajmëroi tërmetin në Turqi.
I dashur Jari!
E shikoj se shumë njerëz po vënë në dyshim aftësitë parashikuese të Metës si sizmolog, pasi ai nuk parashikoi tërmetin katastrofik në Turqi.
E vërteta është krejt ndryshe.
Ilir Meta ka qenë në dijeni të tërmetit në Turqi, por heshti në shenjë hakmarrje ndaj miqësisë Erdogan- Rama.
Kur Meta u njoftua nga sizmologu grek për tërmetin në Turqi dhe e pa, se përputhej me parashikimet e veta, thirri këshilltarin sizmik që ka në Presidencë dhe i tha çfarë duhet të bëjmë.
U vendos që të ruhej sekreti dhe të mos dilte fjala. Nëse do dilte fjala, Erdogan do merrte masa dhe do shpëtonte nga dëmet. Kështu ai nuk do ta ndjente shumë tërmetin dhe do vazhdonte me ndihma për tërmetin në Shqipëri. Qëllimi është që Erdogan të dobësohej ekonomikisht.
Duke e kapur në befasi Erdoganin dhe duke shkaktuar shumë viktima, ai do ta ketë të vështirë tani të ndihmojë Shqipërinë.
Kjo është goditja më e fortë që Meta I ka dhënë Ramës pas tërmetit, pasi i ka sabotuar donatorin kryesor të tij pas tërmetit. Dhe e gjtiha kjo vetëm se Rama nuk pranoi që menaxhimin e dëmeve nga tërmeti në Thumanë t’i bëjë LSI.
Po të kishte pranuar, Meta do ta kishte nxjerrë sekretin e tërmetit në Turqi.
Nga ana tjetër ky është dhe një leksion për Erdoganin, që duhet t’i vlerësojë realisht faktorët politikë dhe sizmikë në Shqipëri, nëse do që miqësia mes dy vendeve të ec përpara. Po vlerësoi vetëm faktorët politikë si Rama, atëhere faktorët sizmikë që kontrollon Meta do të hakmerren, siç dhe ndodhi.