Profesor Tritan Kalo u ka treguar mbrëmjen e djeshme një recetë, qytetarëve shqiptarë, të trembur dhe të lodhur nga karantina prej epidemisë së koronavirusit.
Mjeku i njohur ka dhënë këshillën “mos t’ju lëshojë zemra” dhe iu ka afruar këtë recetë qytetarëve, që në bazën e saj ka trahananë.
“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik.
Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu, daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre.
Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”, shkruan Kalo në rrjetet sociale. Duket se pas orëve të gjata pranë spitalit Infektiv, Kalo e ka gjetur edhe recetën që nuk i ngoh vetëm barkun.