Ish deputetit i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili vijon akuzat dhe sulmet në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Përmes një reagimi për media, Vasili kundërshton qasjen e kryeministrit për testimet mbi COVID 19. Sipas tij, pandemia nuk luftohet me topa dhe tanke siç mund të mendojë Rama.
“Ai thotë s’kemi nevojë për testime, s’kemi nevojë për doreza e maska dhe pastaj thotë jemi në luftë. Si e luftojmë luftën, pa testime? Lufta me pandeminë nuk ka predha dhe tanke, ka testimin, krijimin e stokut të barnave, veshjet për punonjësit. Të lërë profesionistët të flasin. Ideja se ky është babai i kombit që po mbron jetën e njerëzve është turp i madh propagandistik”, u shpreh Vasili.
Sipas Vasali të LSI q¨w si mjek i fshehur rrëza jep mend, i vetmi problem që kanë shqiptarët është injoranca e kryeministrit. “Komunikoj me shumë specialistë që janë në krye të detyrës, por për fat të keq shumica nuk kanë mundësi vendimmarrëse dhe janë të detyruar ti nënshtrohen anktheve dhe paranojave që ka ky. Është koha për ta menaxhuar ndryshe, me kujdes dhe profesionalizëm pandeminë. Nëse nuk do ta bëjnë do të kenë një kohëzgjatje krejt të panevojshme që do ti shkatërrojë shqiptarët jo vetëm nga ana psikologjike por edhe ekonomike”, tha Vasili.
Ndërsa sa i takon vendimit të qeveris për shtyrjen me 2 muaj të qirave, Vasili e konsideron sharlatanizëm komunist. “Ky është gati të vërë duart në të gjitha të ardhurat e shqiptarëve për të mos prekë asnjë çast ato të oligarkëve”, tha ai.