Kryerja e analizave të koronavirusit nga spitalet apo laboratorët privat ka qenë gjatë këtyre ditëve në monitorim nga ana e institucioneve ligjzbatuese. Spitali Amerikan tentoi të përfitonte nga situata duke ofruar teste, por sipas institucioneve kjo nuk ishte e lejuar.
Për këtë skandal, Spitali Amerikan u denoncua nga policia dhe po hetohet nga ana e prokurorisë.
Ndërkohë që shumë persona kopetentë kanë reaguar ashpër dhe janë shprehur se i vetmi institucion që është i licencuar nga OBSH për kryerjen e analizës së COVID-19 është Instituti i Shëndetit Publik. Një gjë të tillë ka pranuar edhe epidemiologu Dritan Ulqinaku i cili u bën thirrje qytetarëve që për testin t’i drejtohen laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik i cili është i vetmi i licencuar. Ai tha se ka informacione për dy spitale por pa përmendur emrat e tyre. “Kanë filluar të testohen në një ose në dy spitale private, të cilat nuk janë të licencuara. Instituti i Shëndetit Publik zyrtarisht vijon të bëjë analiza për verifikimin e virusit ose të ARN të trupit të njeriut dhe është më e sakta dhe më e konfirmuara”, tha epidemiologu Dritan Ulqinaku.
Testi për koronavirusin nuk është licencuar në asnjë prej laboratorëve privatë në vendin tonë. Një ditë më parë përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë apeloi që procesi të kontrollohet vetëm nga institucionet shtetërore duke theksuar se në vendet ku testimet janë bërë edhe në spitale private kanë rezultuar abuzive. “Kemi parë në disa vende që kanë kryer testet për koronavirusin dhe kanë rezultuar një fiasko. Le t’i besojmë instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nëse ajo dhe qeveria thonë që laboratori i ISHP-së, është ai që kryen testet dhe është i kualifikuar, ato kanë arsye që e thonë. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë laboratorë që mund të bëjnë teste por ata duhet të sigurojnë që të përmbushin të gjitha kërkesat e sigurisë”, u shpreh dy ditë më parë drejtori i OBSH në Tiranë Raul Gonzalez.
Skandali i Spitalit Amerikan, OBSH kundër analizave te privati: Ka vend për abuzime, ISHP ka të vetmin laborator të licencuar
Skandali me analizat e COVID-19, policia padit penalisht Spitalin Amerikan, prokuroria nis menjëherë hetimet
Në lidhje me këtë situatë Policia e Shtetit kallëzoi në prokurori Spitalin Amerikan me akuzat për kontrabandë dhe për përhapje të panikut. Çështja është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, ku pritet të hidhet shorti për ti hapur rrugën vijimit të hetimeve.