“Është si një kamion që të shtyp”, kishte rrëfyer për hërë të parë në eksperiencën e tij të infektimit nga koronavirus.
Tani Pepe Reina ëhstë më mirë, pasi ka kaluar javën e parë mbyllur në një dhomë.
Momenti më i keq është kaluar tashmë, sidomos ato 25 minuta në të cilat nuk merrte më frymë:
“Më mungoi oksigjeni, sikur fyti papritur të ishte shtrënguar e ajri nuk arrinte të kalonte. Fiziku ka reaguar mirë. Në fund ishte si një grip i fortë”.
E diagnostikuan me Covid-19 mjekët e Premier: “Këtu në Angli tamponet i bëjnë ekskluzivitsht për të sëmurët rëndë, në rastin tim nuk kishte dyshime – vazhdoi portieri spanjoll për ‘Corriere dello Sport’ – Më kanë dhënë gjithë informacionet e duhura, përvec protokollit për të ndjekur”.
Deri në maj portieri është në huazim tek Aston Villa, pastaj? “Tani për tani nuk e di si do përfundojë. Nga këto anë situata është agravuar në 5 apo 6 ditët e fundit.
Por kufizimiet janë më të lehta se në Itali”. Mendimi i Reina shkon për Spanjën e tij, ku emergjenca koronavirus është dramatike: “Lëvizën me vonesë, kam frikë se Spanja do ta kalojë Italinë nga ana e të infektuarve dhe vdekjeve”.pepe reina