Policia e Elbasanit ka shoqëruar djalin e vogël të Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e ndjerë.
23-vjeçari Azem Hajdari është shoqëruar nga “blutë” pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash.
Së bashku me të është shoqëruar edhe një shok i tij që ndodhej në të njëjtën makinë me 23-vjeçarin.
Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia. Dy të rinjve iu sekuestrua një sasi e vogël kanabis sativa.
Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.