Një grup prej mbi 30 protestuesish tentuan që të hynin me forcë brenda një teatri në Paris, ku ndodhej presidenti francez, Emmanuel Macron me të shoqën e tij, Brigitte, duke parë një shfaqje.
Mediat e huaja raportojnë se forcat e policisë u detyruan të evakuojnë presidentin Macron, por pasi gjendja u vu nën kontroll nga forcat e sigurisë presidenti u rikthye sërish
Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në teatrin historik Bouffes du Nord, i cili ndodhet pranë stacionit hekurudhor Eurostar.
Ka qenë një aktivist politik i cili ndodhej brenda teatrit, që iu bëri thirrje protestuesve të hyjnë brenda.