Biznesmeni kontrovers Petrit Maho, një nga kolonat e korrupsionit në shëndetësi me kompaninë INTERMED, të analizave false dhe certifikimit të ushqimeve skarco me kompaninë NOVAL, dyshohet se është ‘oktapodi’ që mbulon formalisht në letra vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit, për të cilën përflitet se është në pronësi të Flamur Nokës.
Nëse SPAK do të ketë një ditë guximin të tërheqë fijet e Petrit Mahos, ministërja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ish ministri Ilir Beqja, ish ministra të Bujqësisë dhe të paktën 7 deputetë të PD-PS shkojnë tek vendi i Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Petrit Maho dyshohet se mbulon vilat e disa politikanëve të korruptuar, ndërsa lidhjet e tij më të forta janë me Taulant Ballën, Flamur Nokën, Vullnet Sinën etj.
Prapaskena mëson se oligarku i shëndetësisë, Petrit Maho, doli zbuluar në Gjirin e Lalzit, kur një grup misterioz dhe i përgatitur, nisi të vjedhë në vitin 2014 paratë e korrupsionit të politikanëve që kishin fshehur nëpër vila të kamufluara në emra të tjerë.
Objekt ishin ish ministrat e PD dhe ministrat e PS. Grupi i hajdutëve kishte informacion të hollësishëm për vilat e kamufluar të secilit ministër dhe ish ministër në emra biznesmenësh. Vilat në emrin e Petrit Mahos, që në fakt ishin të disa ish ministrave, janë thyer dhe bastisur, ku besohet se janë vjedhur miliona euro. Meqenëse paratë ishin të pista, nuk pati denoncim, por vetëm luftë mes klaneve politike.
Aferat në shëndetësi
Petrit Maho është një nga kokat e korrupsionit me tendera në shëndetësi. Maho ka arritur të kalojë në llogaritë e tij dhjetëra milionë euro nga paratë publike, falë lidhjeve klienteliste, korrupsionit dhe ryshfetit të kamufluar. I njohur gjatë pandemisë edhe si falsifikatori i madh i testeve për covid, me kompaninë e dyshimtë dhe klienteliste ‘Noval’, Petrit Maho ka lidhje të forta interesash me Taulant Ballën, i cili ndëhyn sa herë Maho has ndonjë pengesë në administratën e korruptuar, për të marrë dorën e radhës me paratë publike.
Petrit Maho ka lidhje të forta me njeriun e listës së zezë së SHBA dhe simbolin e krimit, Tom Doshin, si dhe me personazhe të politikës, lidhje të cilat e kanë ndihmuar për të futur në thes Ministrinë e Shëndetësisë. Petrit Maho kontrollon një rrjet kompanish faramaceotike dhe analizash, drejtpërdrejt dhe në mënyrë të tërthortë. Kompania kryesore e tij është ‘INTERMED’, e cila ka marrë dhjetëra milionë euro tendera korruptivë dhe klientelistë në shëndetësi gjatë 9 viteve të fundit.
Piramida ‘Noval’, lidhja me Ballën
Me kompaninë Noval, Maho operon në dy drejtime: Në testet dhe analizat fiktive si dhe me certifikimin e produkteve skarco për llogari të mafies së ushqimeve, që përfaqësohet nga bosët e supermarketeve.
Noval ka marrë një koncension me natyrë monopoliste për të bërë teste false për covid në pikat kufitare.
Gjithashtu, Petrit Maho, me kompaninë Noval, ka marrë nga Ministria e Bujqësisë monopolin e analizave të ushqimeve, ku çdo vit përlan 3.6 milionë euro.
Maho është bashkëpronar tek Noval me George (Ladi) Balla, vëllai i Taulant Ballës. Maho kontrollon edhe një rrjet tjetër kompanish si Vetal, Beata, Medica-vet, Noval Diagnostic, Pharma Next etj., përmes të cilave dyshohet se qarkullon dhe pastron miliona euro. Vijon…