Nga Rigels Seliman
Pas mbrëmjes së 2 marsit, presidenti Ilir Meta dhe tabori i tij janë në ekstazë dhe në botëkuptimin e tyre të vogël mendojnë se kanë kapur qiejt. Por e kundërta do ishte më aktuale, pasi Meta dhe ata që mbështesin atë, janë thjeshtë duke marrë malet.
Megjithatë, mua nuk më intereson se çfarë bën Meta dhe shpurra e tij. Mua më intereson të analizoj disa detaje nga rrugëtimi i Metës në rrugën qorre ku ka hyrë.
Së pari dua të theksoj për ju që po lexoni këto rreshta dhe që mbështesni opinonin tim rracional, por edhe për ju që nuk pajtoheni me pikëpamjet e mia, se Shqipëria nuk ka nevojë për një President mjeran si Ilir Meta.
Madje, për të arsyetuar mendimin tim unë do sjell disa shembuj flagërant që tregojnë qartë se ne jemi pa president dhe se ai që gëzon aktualisht këtë ofiq është thjeshtë peng i gjendjes së rënduar psikologjike të tij. Ilirit i flet gjuha, se truri i ka ikur në drejtim të paditur.
Po, po mos u çudisni, por Meta është një mjeran dhe si i tillë, i duhet kujtuar se është në rrugën e gabuar! Dhe a e dini pse?! Sepse presidenti Meta ka shkelur në dërrasë të kalbur dhe kërkon që të fitojë zemrat e qytetarëve, duke premtuar revolucion e sulmuar mazhorancën socialiste që e vendosi në krye të shtetit, si dhe reformën në drejtësi.
Po a e di Ilir Meta se reforma në drejtësi është prodhim i SHBA, e cila është aleati jonë strategjik. Kështu që, sulmet ndaj reformës, unë i përkthej si sulme ndaj amerikanëve. Dhe duke qënë si të tilla, unë refuzoj dhe ndihem i turpëruar që kam Ilir Metën si President të Shqipërisë.
Unë si qytetar, por edhe si gazetar i politikës jam i bindur se Shqipëria nuk ka nevojë për një President mjeran si Ilir Meta që sulmon amerikanët dhe premton revolucion.