Pamjet amatore tregojnë disa anije që përplasen nën një urë në qytetin jugor serb, Kraljevo, pas reshjeve të dendura të shiut që goditën vendin të martën.
Autoritetet shpallën situatën emergjente në nëntë bashki në jug dhe perëndim të vendit, pasi lumenjtë dolën nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të shumta. Autoritetet gjithashtu evakuuan 71 persona me helikopter. Meteorologët paralajmëruan se pritet më shumë shi në dy ditët në vijim.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/632179947652320/?t=43