PSG-Manchester City dhe Chelsea-Real Madrid janë gjysmëfinalet e këtij sezoni në Champions League.
Liverpooli nuk mundi të kthente humbjen e parë 3-1 në Madrid, madje nuk arriti të shënonte asnjë gol në ndeshjen e kthimit, e cila u mbyll 0-0 në Angli ndaj Realit, duke i dhënë lamtumirën këtij kompeticioni këtë sezon.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së të mërkurës, Dortmundi arriti të shënojë golin e parë ndaj Manchester City-t me anë të Bellingham, por nuk mundi ta ruante këtë rezultat që do ta çonte në gjysmëfinale, pasi skuadra e Guardiolas përmbysi gjithçka, me gola të shënuar nga Mahrez dhe Foden në pjesën e dytë.