Administrata e Ushqimit dhe e Barnave të SHBA-së (FDA) për herë të parë ka lejuar që një video-lojë të shitet me recetë për t’u përdorur në trajtimin e fëmijëve me deficit të vëmendjes dhe çrregullim hiperaktiv (ADHD), transmeton Anadolu Agency.
Në njoftimin e FDA-së thuhet se loja “EndeavorRx” e zhvilluar nga Akili Interactive është dhënë leja e marketingut.
Loja në fjalë është testuar tek mbi 600 fëmijë për një periudhë prej 7 vitesh ndërsa do të mund të shitet për trajtimin e deficitit të vëmendjes dhe çrregullimit hiperaktiv tek fëmijët e moshës 8-12-vjeçare.
EndeavorRx është terapia e parë dixhitale që përmirëson simptomat në lidhje me sëmundjen si dhe video-loja e parë që është lejuar nga FDA për shitjen e saj.