Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video sensibilizuese nga personalitete të fushave të ndryshme mbi masat parandaluese dhe kujdesin që duhet të tregojmë për COVID-19.
Rama shkruan:
“Mesazh: Për ty, për familjen, për njëri-tjetrin, për shëndetin mbi të gjitha
FRIKË JO, KUJDES PO!
DHE JU LUTEM:
Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim! Të ndjekim me rigorozitet këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe t’u referohemi informacioneve zyrtare!”
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/4091165264234304/?t=0