Vittoria Ceretti, partnerja 26-vjeçare e Leonardo DiCaprio, ka folur për marrëdhënien e tyre në një intervistë të fundit për Vogue France, duke bërë deklarata të rralla për marrëdhënien e saj me yllin 50-vjeçar të Hollivudit.
Modelja e njohur ka treguar se është takuar me Leonardo DiCaprion në Milano, por nuk ka dashur të japë më shumë detaje. Megjithatë, ajo foli për vështirësinë e të qenit në një lidhje me një personazh të famshëm, pasi ata shpesh të shohin vetëm përmes identitetit të partnerit, gjë që i duket e bezdisshme dhe kufizuese.
Më konkretisht, ajo deklaroi në intervistën e saj për Vogue: “Sapo hyni në një marrëdhënie me dikë që ka më shumë ndjekës se ju, bëheni ‘e dashura e filanit’, për të qenë të saktë. Dhe kjo mund të jetë tmerrësisht irrituese.
Papritur, njerëzit flasin për ty si e dashura ketij apo atij. “Nuk është aspak e këndshme të mendosh se nuk mund të duash kë të pëlqen sepse të tjerët duhet të të etiketojnë.”