Denoncimet e Metës ne SPAK e bëjnë më groteske figurën e tij por edhe tejete të paditur dhe me mungesë totale këshiltarësh ligjor që janë “nul” në punën që bëjnë
Avokati i njohur Saimir Vishaj, i ftuar në “360 gradë” duke iu referuar kallëzimit të Metës, tha se ndryshon institucioni nga individi.
Ai u shpreh se nuk mundet që të bëhet show para SPAK-ut, pasi është ngritur për të luftuar jakat e bardha dhe jo për të rrëmbyer kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.
“Ndryshon institucioni nga individi. Nuk mundet kurrsesi të bësh një shoë para SPAK-ut. SPAK-u mezi e ngritëm për jakat e bardha, për korrupsion, jo për të rrëmbyer kompetencat e gjykatës kushtetuese. Nuk ka lidhje që një kallëzim të zëvendësojë institucionin.