Deputeti saliar Paloku thotë se ambasadorja Yuri Kim ka ndërhyrë në mënyrë flagrante në gjykatë nëpërmjet pushtetarëve.
“Berisha tha se ka tre burime informacioni që e vërteton këtë. Ndërhyrja është bërë dhe publikisht, kërcënimet e gjykatës që Kim i quan normale. Në cilin vend demokratik të botës mundet një ambasador t’i japë urdhra gjykatës”-tha Paloka.
Paloka bënë të paditurin duke deklaruar si shpallja non grata na qenka mos dhënie vize turistike Berishës dhe familjes së tij pra është moslejimi që ai të shkojë në SHBA dhe s’mund t’i përcaktosh asgjë tjetër askujt. Kjo është gjëja më qesharake e thënë nga një deputet ku shpallja non grata pëer korrupsion është një akuzë e rëndë pavarsisht se SPAKU i Krajës nuk është zgjuar, duke rrezikuar të zgjohet CIA dhe FBI, për t’i treguar Palokut se çfarë do të thotë “damka non grata”.
“U bë mbledhja e grupit të PS për të marrë vendimin mbi Rakipin. Mbasi u mblodh grupi vendosi që s’do ta përjashtojë. Doli dikush, ambasadorja që t’i thotë Ramës nëse s’përjashtoni Rakipin do ndërpresim marrëdhëniet me ju? Jo”-deklaroi Paloka për një Rakip që nuk është askushi sot.
Më tej deputeti demokrat deklaroi se Yuri Kim që kur ka ardhur ka sulmuar opozitën vazhdimisht.
“Edhe para shpalljes non grata të Berishës. I kam thënë Bashës dil reago kur ambasadorja sulmon. Ai nuk e ka kundërshtuar kurrë, dihen reagimet e tij”-tha Paloka.