Një nga zërat kritikë ndërmjet socialistëve sa i përket politikave sociale, deputeti Erion Braçe ka përshëndetur Paketën e Rezistencës Sociale të propozuar nga sot nga kryeministri Edi Rama, pas rritjes së çmimeve në vend. Sipas socialistit, Rama bëri gjënë e duhur dhe të drejtë! Por Braçe paralajmëron, se të gjitha këto do të humbin vlerësn, nëse nuk bëhet si duhet beteja me tregtarët abuzues, të ushqimeve, naftës e lëndëve të para. ‘Kjo është e majtë, kjo është Partia Socialiste’, shton Braçe.
Postimi i plotë i Erion Braçes
Keshtu pooooo!
28.6 miliard leke/286 milion dollare per popullin ne nevoje!
Rishperndahet plotesisht vlera e shtuar e tatimeve, TVSH-se posacerisht;
3.6 miliard leke/36 milion dollare, indeksim menjehere pensionisteve;
4 miliard leke/40 milion dollare, ndihme ushqimore me para ne dore pensionisteve me pension me te vogel se gjysma e pages minimale, pensionisteve invalide, pensionisteve te vetem, personave me aftesi ndryshe, familjeve me ndihme ekonomike;
20 miliard leke/200 milion dollare, per te paguar 80% te fatures se energjise elektrike te te gjitheve;
Rritet menjehere paga minimale ne 32 mije leke;
Zerohet menjehere tatimi per pagat deri ne 40000 leke;
Pergjysmohet menjehere tatimi per pagat deri ne 50000 leke;
Ulet menjehere tatimi per pagat nga 150-200 mije leke;
Shtohen 500 milion leke/5 milion dollare, per naften falas per bujqit;
Shtohen menjehere 500 milion leke/5 milion dollare, per mosrritjen e biletes se autobuseve.
Kryeminiatri Edi Rama beri gjene e duhur dhe te drejte! Tani, te gjitha keto do humbin ne vlere, nese nuk behet si duhet beteja me tregetaret abuzues te ushqimeve, naftes e lendeve te para! Dhe ne fund, pooooo, kjo eshte e majte dhe kjo eshte partia socialiste! 7 masa qe i prekin te gjithe.