Ilir Meta ka shpërndarë mbrëmjen e sotme një postim në twitter të Martin Henzë të prezantuar si këshilltar i kancelares gjermane Anegla Merkel, ndonëse kjo e fundit nuk e njeh fare. Në postimin e tij Henze del në krah të Metës, duke sulmuar ashtu si ai ministen e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ai thotë se Gjonaj shkel vazhdimisht kushtetutën dhe me me veprimin për emërimin e Arta Vorpsit ndërhyri edhe në pavarësinë e gjyqësorit.
“Si Europianë, kemi një problem në rritje me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila mban përgjegjësinë politike për shkeljen e përhershme të kushtetutës shqiptare. Një sjellje masive, e dënueshme, antikonstitucionale. Një sjellje e papranueshme.
Është e nevojshme parandalimi i sulmit ndaj drejtësisë dhe një ndaj shtetit shqiptar.
Asaj i mungon kuptimi i sundimit të ligjit; ajo duket se nuk e ka mësuar ligjin kushtetues në universitet
Mosfunksionimi i gjykatave, kaosi antikushtetues në pushtimin e gjykatave, për shkak të destabilizimit absolut të ekonomisë, emigrimi i të rinjve të Shqipërisë krijon një emergjencë shtetërore
Mungesa e respektit, deklaratat fyese nga e ashtuquajtura Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndaj Presidentit Meta, e cila ndërhyu në pavarësinë gjyqësore, janë probleme të tjera ligjore. Ajo tregon mospërfillje të plotë për rendin juridik dhe shtetëror.
Kjo merr një dimension gjithnjë e më të madh antidemokratik. Kombi shqiptar duhet të reagojë në kuptimin e një demokracie të fortifikuar shqiptare dhe të mbrojë shtetin e saj nga ky shkatërrim. Paratë e taksave evropiane për reformën gjyqësore janë tretur”- shkruan Henze.
Postimet e Martin Henze te shperndara nga presidenti Ilir Meta
Por në të vërtetë CDU jo vetëm që nuk e ka këshilltar Martin Henzen, por mbi të gjitha as nuk e njeh fare. Pak muaj me parë, kur Henze filloi të shëtiste në të gjithë aktivitete e Lulzim Bashës, portali Java News kontaktoi me CDU-në gjermane për të mësuar më tepër rreth këtij personazhi që as Google nuk e njeh. Përgjigja e partisë së Merkelit do të ishte befafusese. Ata u shprehën se Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.
Pak ditë më parë ai u rishfaq në skenën politike shqiptare, por këtë herë në krah të Sali Berishës. /Shqiptarja.com